foto nga VCG

foto nga VCG

Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach shprehu shqetësim për rrjedhën që po merr pandemia e Covid-19 në Gjermani.

Lidhur me variantin e ri të koronavirusit Omikron, ai tha se vendi është në prag të valës së pestë masive, raporton “Deutsche Welle”.

Lauterbach theksoi se është në kontakt me kolegët në Britani dhe të dhënat e tyre janë shqetësuese.

"Kjo do të thotë se duhet të përgatitemi me të vërtetë për një sfidë, që nuk e kemi pasur ende në këtë formë", -tha Lauterbach. (Irma)