
foto nga VCG
Rusia i ka dërguar një traktat thelbësor paqeje SHBA-së dhe NATO-s, ku në nëntë nenet përfshirëse artikulohen kërkesat e saj për të lehtësuar tensionet në Evropën Lindore.
Ministria e Jashtme ruse njofton se dokumenti iu dorëzua palëve më 15 dhjetor, përcjell “Ansa”.
Ndër masat e propozuara, të publikuara nga media të ndryshme ruse, është krijimi i një korridori mes Rusisë dhe NATO-s, premtimi i SHBA-së për mos ta zgjeruar më tej NATO-n dhe për mos të pranuar vende të ish-Bashkimit Sovjetik brenda Aleancës. (Irma)







