foto nga VCG

foto nga VCG

Komisioni Evropian rekomandon që personat e vaksinuar me dy doza të marrin injeksionin përforcues jo më shumë se gjashtë muaj pas vaksinimit të tyre fillestar, me një afat shtyrjeje prej tre muajsh, që lejet e tyre të udhëtimit Covid të jenë të vlefshme.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, deklaroi se u kishte thënë liderëve të BE-së në samitin në Bruksel se ekzekutivi i BE-së do të paraqiste një akt të deleguar për pasaportat Covid, raporton “Reuters”.

“Ne do të sigurojmë një qasje të përbashkët për përforcuesit dhe kohëzgjatjen e vlefshmërisë së certifikatës. Pra, përforcuesit rekomandohen jo më vonë se gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë dhe certifikata do të mbetet e vlefshme për një periudhë prej tre muajsh përtej kësaj”, -theksoi von der Leyen. (Irma)