Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk e ka përjashtuar mundësinë e kufizimeve të reja për të frenuar përhapjen e Covid-19, të nxitur nga varianti shumë ngjitës Omicron, përpara sezonit të festave.

Gjatë një prononcimi për mediet greke, Mitsotakis shprehu shqetësim për për të dhënat e Omicron, raporton “Kathimerini”.

“Përgjigjja e vetme ndaj Omicron është përshpejtimi i programit të vaksinimit, të cilin ne po e bëjmë duke e bërë dozën përforcuese të disponueshme më herët”, -tha ai.

“Nëse na duhet të marrim masa shtesë dhe të kryejmë më shumë teste, kjo do të ndodhë gjatë krishtlindjes për të pasur më shumë kohë dhe për të mbrojtur popullsinë, duke administruar injektimin përforcues”, -theksoi Mitsotakis.

Greqia deri të mërkurën kishte regjistruar 10 raste të variantit Omicron. (Irma)