
Qyteti i Nju Yorkut ka hartuar planin për të krijuar barriera mbrojtëse, për të shmangur goditjen nga vërshimet e mundshme të ujit në të ardhmen.
Me 836 km vijë bregdetare, ekspertët kanë frikë se nivelet e detit do të rriten midis 20-75 cm deri në vitin 2050, gjë që do të kërcënonte qytetin, veçanërisht zonën e Manhatanit, përcjell “Euronews”.
Uraganët dhe stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar deri tani miliarda dollarë dëme në qytetin më të madh të Amerikës si dhe dhjetëra viktima.
“Molla e Madhe” ka miratuar së fundi një plan, duke filluar puna në Manhatanin juglindor për të ngritur një sistem të integruar 4 km të parqeve të ngritura, mureve të përmbytjeve dhe portave të lëvizshme për të krijuar mbrojtje të vazhdueshme kundër rritjes së nivelit të detit. (Irma)







