Google synon të ofrojë ne 2022 lojërat Android në kompjuter me sistemin operativ Windows.

Kompania Google po punon për të bërë të aksesueshëem, brenda verës së vitit 2022 aplikacionin Google Play Games për përdoruesit e Windows.

“Përdoruesit, nga viti i ardhshëm, do të mund të argetohen me lojrat e preferuara nga Google Play në pajisje të ndryshme siç janë telefonët inteligjent, tabletët dhe Chromebook, sikurse edhe në kompjuterët me sistemin operativ Windows. Prodhimi i Google sjell lojërat më të mira nga Google Play Games në shumë laptopë e desktopë. Jemi shumë të gëzuar që do të zgjerojmë platformën tonë në mënyrë që lojtarët të kënaqen me lojërat e tyre të preferuara Android”, thuhet në një deklaratë të Google.

Zëdhënësi i Google, Alex Garcia-Kummert, ka deklaruar për The Verge, se kompania ka zhvilluar aplikacionin, që do të thotë se nuk ka bashkuar forcat me Microsoft, apo partnerë të tjerë.

Aplikacioni i shumëpërfolur do t’i mundësojë lojtarëve që lehtë të gjejnë lojrat e tyre nëpër PC, të cilat më herët i kanë luajtur vetem nëpër telefonat, tabletë dhe Chromebook.

Megjithatë, Google nuk ka dhënë datën e saktë të lansimit të aplikacionit. Ende nuk dihet se cilën teknologji Google e përdor për “aktivizimin” e aplikacionit Android në Windows, por se lojërat do të mund të luhen nga një stream në cloud.