
Tregtia midis Kinës dhe Rusisë pa rritje të fuqishme këtë vit, me tregtinë dypalëshe në 11 muajt e parë që tejkaloi totalin për të gjithë vitin 2020, bëri të ditur Administrata e Përgjithshme e Doganave.
Eksportet e Kinës u rritën 21.9 për qind nga viti në vit në 384.49 miliardë juanë (rreth 60.34 miliardë dollarë amerikanë) gjatë 11 muajve të parë, ndërsa importet u rritën 25.9 për qind nga një vit më parë në 458.92 miliardë juanë, citon “Xinhua”.
Mbi 70 për qind e importeve nga Rusia ishin produkte energjetike dhe minerale gjatë periudhës 11-mujore, ku importet e qymyrit dhe gazit natyror u rritën me shpejtësi.
Kina gjithashtu rriti ndjeshëm importet e produkteve bujqësore nga Rusia. Importet e mishit të viçit arritën në 17.000 tonë nga janari në nëntor, me 235.7 për qind më shumë nga viti në vit, treguan të dhënat.
Ndërkohë, Kina eksportoi 235.32 miliardë juanë produkte mekanike dhe elektrike në Rusi gjatë periudhës, duke shënuar një rritje nga viti në vit prej 28.9 për qind dhe duke zënë 61.2 për qind të totalit të eksporteve të Kinës drejt Rusisë. (Elona)







