Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, në një letër drejtuar liderëve evropianë, bën thirrje për mobilizim dhe solidaritet për përballimin e pandemisë. Sipas Michel, varianti i ri Omikron tregon se askush nuk është i sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt.

“Vaksinimi, përfshirë dozën e tretë, mbetet mjeti më i mirë për të luftuar pandeminë. Nuk duhet të kursejmë përpjekjet për të kapërcyer çdo hezitim për t’u vaksinuar”, -deklaroi Michel.

Sipas tij, koordinimi i masave është thelbësor, ndaj ai i fton liderët e BE-së të diskutojnë se si të kapërcehen pengesat e krijuara në ndarjen e dozave të vaksinës me vendet më të cenueshme, bën të ditur “Ansa”.

“Këshilli i Evropës do të trajtojë edhe çështjen e rritjes së çmimit të energjisë dhe ndikimin te qytetarët. Do të ketë edhe bisedime mbi temat migratore, me veçanti vëmendje ndaj vendeve të treta si dhe çështja e sigurisë së BE-së dhe bashkëpunimit të ngushtë me NATO-n”, -shtoi Michel. (Elona)