
Kanadaja ka premtuar deri në 40 miliardë dollarë kanadezë kompensim për fëmijët dhe familjet indigjene që kanë vuajtur nga diskriminimi gjatë qëndrimit në kujdestari.
Në shtator, një gjykatë e lartë mbështeti një vendim të vitit 2016 që qeveria kishte financuar shumë më pak shërbimet për fëmijët indigjenë në krahasim me femijët e tjerë, shkruan “BBC”.
Ajo urdhëroi pagesa 40.000 dollarë kanadezë për secilin fëmijë që ishte në sistemin e mirëqenies në rezervë pas vitit 2006. Qeveria fillimisht tha se do të apelonte vendimin.
Por ajo është vënë nën një vëzhgim intensiv publik pas zbulimit të mbi 1100 varreve të pashënuara në vendet e ish-shkollave rezidenciale.
Deri në vitin 1996, sistemi rezidencial shkollor i Kanadasë i ndante fëmijët indigjenë nga familjet e tyre dhe i dërgonte në shkolla me konvikte, ku shumë ishin të kequshqyer, të rrahur dhe abuzuar seksualisht. (Elona)







