
Çmimi i energjisë elektrike në Spanjë ka arritur nivelet më të larta për këtë vit, duke kapur 287.78 euro për megavat/orë, i tejkaluar vetëm nga 288.53 euro në 7 tetorin e kaluar.
Të dhënat mbi këto ndryshime u publikuan nga Operatori i Tregut Iberik për Energjinë (Omie). Këto çmime do të jenë të vlefshme edhe për Portugalinë, bën të ditur “Ansa”.
Kostoja e faturës së energjisë elektrike në Spanjë u rrit në muajin tetor me një mesatare prej 44% në një vit, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INE) duke iu referuar shtatorit 2021 në lidhje me të njëjtin muaj të vitit 2020. (Elona)







