
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton po paralajmëron se SHBA mund mos t’i mbijetojë një tjetër presidence të Donald Trump, veçanërisht nëse do të shoqërohej me kontrollin republikan të Kongresit, shkruan “The Independent”.
Në një intervistë për “NBC”, Clinton dha një parashikim të zymtë nëse Trump do të inkurajohej për të kandiduar përsëri: “Mendoj se nëse Trump do të zgjidhej sërish president, ky mund të jetë fundi i demokracisë sonë”.
Shumë ekspertë dhe analistë politikë e kanë pranuar t'i referohen fushatës së vazhdueshme për të mbjellë mosbesim në zgjedhjet amerikane si një grusht shteti me lëvizje të ngadaltë, i orkestruar nga Trump përpara një gare tjetër në Shtëpinë e Bardhë. (Fatosi)







