Prodhuesi kinez i automjeteve “Geely Auto Group” ka nënshkruar marrëveshje për furnizimin e automjeteve elektrike (EV) për flotën e makinave të tre kompanive kryesore izraelite, thuhet në një deklaratë të “Geo Mobility”, përfaqësuesi zyrtar i “Geely” në Izrael, përcjell “Xinhua”.

Ato janë kompania elektronike e mbrojtjes “Elbit Systems”, kompania e softuerit “Amdocs” dhe prodhuesi i pijeve “Jafora Tabori”.

Kompanitë blenë makina “Geely”, “Geometry C”, të cilat janë në shitje në Izrael që nga nëntori.

“Geely Auto Group”, me seli në Hangzhou të Kinës, u themelua në 1997 si një degë e “Zhejiang Geely Holding Group”.

Tendenca midis kompanive izraelite për të integruar automjete elektrike në flotën e tyre është rritur kohët e fundit për shkak të zgjerimit të furnizimit, kryesisht të makinave elektrike të importuara nga Kina.

Ky trend pritet të zgjerohet në vitin 2022, me një rritje të përfitimit tatimor të ofruar për punonjësit që përdorin automjetet elektrike të kompanisë. (Fatosi)