
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan pohoi se Turqia ende nuk është në gjendje të mirëpresë emigrantët.
“Turqia, që tashmë pret 5 milionë refugjatë, përfshirë 3 milionë e 600 mijë sirianë, nuk mund të përballojë një valë të re emigrimi”, -tha Erdogan në fjalimin inaugurues të Samitit të Unionit parlamentar të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC), që nisi punimet në Stamboll.
Sipas presidentit turk, rreziku i një fluksi të ri emigrantësh tani është shkaktuar kryesisht nga kriza në Afganistan pasi talebanët morën pushtetin në verë.
“Barrën më të madhe të krizës së emigracionit e mbajnë shtetet fqinje dhe jo vendet perëndimore”, -shtoi Erdogan. (Irma)







