
Varianti Omicron i koronavirusit është zbuluar në të paktën 57 vende, sipas kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili u bën thirrje qeverive të veprojnë më shpejt.
“Në Afrikën e Jugut, numri i rasteve të Omicron po rritet me shpejtësi. Megjithatë, Omicron u zbulua kur transmetimi i Delta ishte shumë i ulët, kështu që kishte pak konkurrencë”, -theksoi Tedros, përcjell “ATSH”.
Tedros u bëri thirrje qeverive që të marrin seriozisht masat parandaluese dhe t’i zbatojnë ato.
“Nëse vendet presin që spitalet e tyre të fillojnë të mbushen, është tepër vonë. Mos pritni. Veproni tani”, -ishte apeli i tij. (Irma)








