
Foto nga CFP
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres pranoi ftesën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit në shkurt 2022, bëri të ditur zëdhënësi i tij të enjten.
“Sekretari i përgjithshëm mori një ftesë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të qenë i pranishëm në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit dhe ai e pranoi,” tha zëdhënësi Stephane Dujarric.
Dy paraardhësit e fundit të Guterresit morën pjesë pothuajse në çdo edicion të Lojërave Olimpike, të paktën qysh nga viti 2002, kur Kofi Annan shkoi në Sollt-Lejk-Siti, vuri në dukje ai. (Wang Lei/ Artan)







