Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se ai zgjedh të punojë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për mbrojtjen e sportistëve në mbarë botën në vend që të përfshihet në bojkote "të parëndësishme".
"Ne nuk duhet t’i politizojmë (olimpiadat),” u shpreh Macron-i në një konferencë shtypi. "Ashtu si gjithçka në skenën ndërkombëtare, unë parapëlqej të bëj gjëra që kanë një efekt të dobishëm."