Agjencia Evropiane e Barnave bëri të ditur se ka indikacione të hershme se varianti Omicron mund të shkaktojë sëmundje më të butë, raporton “AFP”. Vendimi paraprak i EMA-s vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur këtë javë se kishte disa prova që Omicron shkakton sëmundje më pak të rënda se Delta, varianti aktualisht dominues.

EMA i bëri jehonë gjetjes, por bëri të ditur se nevojitet më shumë hetim. “Rastet duken të jenë kryesisht të lehta, megjithatë ne duhet të mbledhim më shumë prova për të përcaktuar nëse spektri i ashpërsisë së sëmundjes të shkaktuar nga Omicron është i ndryshëm nga ai i të gjitha varianteve që kanë qarkulluar deri më tani”, -tha kreu i EMA-s Marco Cavaleri.

Varianti me mutacion të lartë shkaktoi panik global kur u shfaq muajin e kaluar, duke nxitur frikën se ai mund të jetë më i transmetueshëm se të tjerët dhe mund të shkaktojë sëmundje më të rënda ose të shmangë vaksinat. (Irma)