Me përhapjen e shpejtë të variantit Omicron mund të kërkohet të bëhet doza e katërt e vaksinës “Pfizer-BioNTech” më shpejt nga sa pritej, deklaroi shefi i kompanisë gjermane “BioNTech”, Uğur Şahin.

Sipas tij, hulumtimet paraprake treguan se varianti i ri Omicron mund të dëmtojë antitrupat mbrojtës të krijuar nga vaksina aktuale, raporton mediet botërore.

Kompania bëri të ditur se tre doza të vaksinës COVID-19 janë të mjaftueshme për të neutralizuar variantin Omicron pasi ata publikuan të mërkurën studimet paraprake laboratorike rreth variantit.

Shkencëtarët zbuluan se dy doza të vaksinës Pfizer-BioNTech nuk japin mbrojtje të mjaftueshme kundër llojit omicron. Megjithatë, ata zbuluan se tre doza përmirësojnë mbrojtjen kundër variantit.

BioNTech raporton se po zhvillon një vaksinë specifike për Omicron dhe mund të jetë gati deri në mars.

Ndërsa njerëzit mund të kenë nevojë për një dozë të katërt, Şahin thotë se ajo që është e rëndësishme tani është të lëshohen dozat e treta sa më shpejt të jetë e mundur. (Irma)