Doza e tretë e vaksinës anti-Covid “Pfizer” redukton me 90% vdekjet te personat mbi 50 vjeç në krahasim me ata që nuk e kishin marrë përforcuesin, thuhet në një studim izraelit, i kryer përpara zbulimit të variantit Omicron, mbi të dhënat nga “Clalit”, një nga kompanitë më të mëdha izraelite të sigurimeve shëndetësore, i botuar në “New England Journal of Medicine”, përcjell “Tgcom”.

Hulumtimi përfshiu 843.208 individë, rreth 90% e të cilëve kishin marrë dozën e tretë gjatë 54 ditëve të periudhës së vëzhguar. Vdekja ka ndodhur te 65 persona në grupin e mbuluar nga doza e tretë (0,16 për 100 mijë individë në ditë) kundrejt 137 pjesëmarrësve pa përforcues (2,98 për 100 mijë në ditë), me një rënie mesatare prej 90% të vdekjeve. (Irma)