
Foto: VCG
Prodhuesi kinez i automjeteve “SAIC Maxus” do të shesë makina elektrike sportive (SUV) në Izrael, njoftoi shitësi izraelit i importit të makinave “China Motors”.
Kompania do të importojë modelin EUNIQ 6 nga “SAIC Maxus”, një kompani vartëse e prodhuesit kryesor kinez të automobilave “SAIC Motor Corporation”.
Modeli i makinës elektrike që do të shitet në Izrael ka një gjatësi prej 4.74 metrash dhe një bazë rrotash 2.76 metra.
Ka një kapacitet baterie prej 70 kWh, për një distancë deri në 560 km, bën të ditur “Xinhua”.
Për të ngarkuar baterinë e automjetit duhen rregullisht rreth 11 orë, ndërsa karikimi i shpejtë prej 20 për qind deri në 80 për qind të baterisë zgjat deri në 33 minuta.
Përfaqësia do të importojë gjithashtu një version të përditësuar të modelit minivan EUNIQ 5, me një distancë drejtimi deri në 560 km, që do të shitet së bashku me një version tjetër të modelit i cili u lançua në Izrael në korrik.
“China Motors” u themelua në vitin 2009 dhe importon nga Kina një shumëllojshmëri automjetesh, duke përfshirë autobusë dhe kamionë, si dhe pajisje të rënda inxhinierike. (Elona)







