Foto: VCG

Foto: VCG

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka mbështetur përzierjen e llojeve të ndryshme të vaksinave në vaksinimin primar dhe përforcues në luftën kundër koronavirusit të ri, raporton “Anadolu Agency”.

EMA njoftoi se përdorimi i llojeve të ndryshme të vaksinave së bashku, i njohur si vaksinimi heterolog, mund të sigurojë mbrojtje kundër Covid 19.

Njoftimi vjen në një kohë kur pjesa më e madhe e Evropës po përballet me rritje të shkallës së infeksionit dhe shtrimeve në spital, si dhe shqetësime për variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

EMA njoftoi se strategjia e kombinimit mund t'u japë kombeve më shumë mundësi në fushatat e vaksinimit.

“Dëshmitë e disponueshme deri tani me lloje të ndryshme të vaksinave të miratuara tregojnë se doza përforcuese heterologe duket të jetë po aq e mirë ose më e mirë për sa u përket përgjigjeve imune sesa një dozë shtesë homologe”, -thuhet në njoftim. (Elona)