Foto: VCG

Foto: VCG

Instituti për Paqe dhe Lulëzim “Ron Paul” i ShBA-së publikoi të hënën në uebsajtin e tij një artikull, ku thuhet që i ashtuquajturi “Samit për Demokracinë” nuk është nxitje e demokracisë, por është dëmtim i demokracisë botërore nëpërmjet politikës së ndërhyrjes të ShBA-së.

Autori i artikullit është ish-kongresmeni amerikan dhe krijuesi i institutit, Ron Paul. Ai shkruan: “Ky samit është në vetvete antidemokratik dhe nuk është përkrahje ndaj demokracisë.”

Në artikull vihet në dukje se ato vende që zbatojnë politika të pavarura nga ShBA-ja dhe CIA nuk lejohen të marrin pjesë. Në fakt, “shumë njerëz në botë e kanë kuptuar thelbin e poshtër të një veprimi të tillë naiv”. I ashtuquajturi “Samit për Demokracinë” duket si një “Samit për Propagandë” dhe është një shaka, thekson artikulli.