Vladimir Putinin dhe Joe Biden në qershorin e vitit 2021 (Foto: VCG)

Vladimir Putinin dhe Joe Biden në qershorin e vitit 2021 (Foto: VCG)

Pas samitit virtual me presidentin rus Vladimir Putinin, presidenti amerikan, Joe Biden, informoi aleatët me anë të një video-konference, njoftoi një zëdhënës i qeverisë gjermane. Zëdhënësi i Angela Merkel, Steffen Seibert, tha se udhëheqësit evropianë nënvizuan mbështetjen e tyre të plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës gjatë atij takimi, bën të ditur “ATSH”.

“Të gjithë pjesëmarrësit theksuan nevojën që Rusia të ulë tensionet dhe të kërkojë një zgjidhje diplomatike, duke përfshirë formatin e Normandisë për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut”, -shtoi ai, duke iu referuar përpjekjeve për paqen në Ukrainë të ndërmjetësuara nga Franca dhe Gjermania.

Në samitin e së martës mes Biden dhe Putin për të diskutuar konfliktin në Ukrainë, nuk pati përparime. (Elona)