Foto:Visual People

Foto:Visual People

Sipas njoftimeve të 5 dhjetorit të Agjencisë së Lajmeve “Prensa Latina”, ministri i Jashtëm kuban Bruno Rodríguez tha në medien shoqërore se organizimi i "Samitit për Demokracinë" konfirmon dobësinë e ShBA-së. ShBA-ja s'mund të përballojë faktin që diplomacia e saj po izolohet në OKB.

Më 4 dhjetor, edhe drejtori i Drejtorisë për Çështjet e ShBA-së i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kubës Carlos Fernández de Cossio bëri kritika për "Samitin për Demokracinë" të ShBA-së. Sipas “Prensa Latina”, Carlos Fernández de Cossio është shprehur: "ShBA-ja me demokraci virtuale do të organizojnë një samit virtual mbi demokracinë. Ky samit s'mund të zgjidhë asnjë problem madhor në botë dhe s'mund të ndihmojë politikën e jashtme të diskredituar të Uashingtonit." (Çang Çuo)