Foto:Visual People

Foto:Visual People

Partia Social Demokrate Gjermane (SPD), të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP) pro-biznesit nënshkruan një marrëveshje koalicioni në Berlin, duke hapur rrugën për krijimin e një qeverie të re këtë javë.

Olaf Scholz i SPD-së pritet të marrë postin e kancelarit pas votimit parlamentar të mërkurën, ndërsa Angela Merkel do të tërhiqet pas 16 vitesh në detyrë, bën të ditur “ATSH”.

Qeveria e re, e përbërë nga shtatë ministra nga SPD, pesë nga të Gjelbrit dhe katër nga FDP, dhe e ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë midis burrave dhe grave, pritet të bëjë betimin në të njëjtën ditë.

“Beteja për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit do të kërkonte fuqitë e plota të koalicionit të ri”, -tha Scholz.

Robert Habeck, bashkudhëheqës i të Gjelbërve dhe zëvendësi i ardhshëm i Scholz, tha se qëllimi i partisë së tij ishte “një qeveri për njerëzit”.

Habeck, i cili do të drejtojë një super-ministri për ekonominë, energjinë dhe klimën, iu referua sfidave me të cilat përballet ekonomia më e madhe e Evropë dhe e katërta më e madhe në botë, në kombinimin e reduktimit të emetimeve të karbonit, gazrave serrë me garancinë e prosperitetit. (Elona)