Në një artikull të CNN-it thuhet se incidentet e rregullta dhe masive të të shtënave në masë janë bërë një dukuri e veçantë në ShBA dhe rrethi vicioz i dhunës me armë është i destinuar të vazhdojë.
Në artikullin e CNN-it përmendet se për dekada, dhuna me armë zjarri ka goditur shumë qytete, megjithatë, shumë amerikanë janë të mendimit se e drejta për "mbajtjen e armëve", e përcaktuar në amendamentin e dytë të Kushtetutës së ShBA-së, është e shenjtë dhe e pacenueshme.
"ShBA-ja është i vetmi vend në botë ku numri i armëve në duart e civilëve e kalon numrin e popullsisë. Numri i viktimave nga armët shtohet çdo ditë." Duke iu referuar të dhënave statistikore, në artikullin e CNN-it vihet në dukje se çdo 100 amerikanë zotërojnë 120 armë dhe se asnjë vend tjetër në botë nuk ka një raport të tillë. Ndërkohë, ndër 857 milionë armë në duart e civilëve në mbarë globin, 393 milionë janë në ShBA, rreth 46 për qind e globit. Afro 44 për qind e amerikanëve të rritur jetojnë në familje që kanë armë, ndërsa afro një e treta e amerikanëve zotërojnë armë.

Më 1 dhjetor 2021, njerëzit bënë homazhe për viktimat në incidentin e të shtënave në Shkollën "Oxford" në shtetin Michigan të ShBA-së/ foto nga VCG
Sipas të dhënave statistikore del se në vitin 2018, vëllimi i prodhimit të armëve në ShBA ishte 9 milionë, ose dy herë më shumë se në vitin 2008. Në janar 2021, vëllimi i blerjes së armëve në ShBA u shtua afro 60 për qind në krahasim me janarin e vjetshëm. Kjo është rritja me përmasën më të madhe në blerjen e armëve nga amerikanët qysh prej vitit 2013.
Pikërisht për këto arsye, ShBA-ja është bërë vendi me përqindjen më të lartë të vrasjeve nga të shtënat me armë në vendet e zhvilluara. Në vitin 2019, vdekjet nga dhuna me armë në ShBA ishin 4 në 100 mijë veta, shifër kjo 18 herë më e lartë se në vendet e tjera të zhvilluara. Shumë studime tregojnë se zotërimi i armëve ka lidhje me rritjen e përqindjes së vrasjeve me armë.
Të dhënat statistikore tregojnë gjithashtu se përqindja e vdekshmërisë nga dhuna me armë në ShBA është tetë herë më e madhe se ajo në Kanada, 22 herë më shumë se në BE dhe 23 herë më shumë se në Australi. Në vitin 2019, popullsia e ShBA-së përbënte 4 për qind të popullsisë së përgjithshme botërore, por incidentet e vetëvrasjes me armë në ShBA zunë 44 për qind të incidenteve të tilla në mbarë botën. Gjatë periudhës nga 1990 deri më 2019, çdo vit në ShBA ndodhën raste të vetëvrasjes me armë. 6 ndër 100 mijë amerikanë janë vetëvrarë me armë dhe ShBA-ja është vendi me më shumë incidente të vetëvrasjes me armë në botë.







