
Inflacioni në Gjermani kapi vlera rekord në nëntor, në 5.2 për qind në bazë vjetore, duke arritur nivelin më të lartë që nga qershori 1992 dhe ndoshta kulmin e tij vjetor, sipas shifrave të përkohshme të publikuara nga Banka Qendrore Evropiane.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Statistikave “Destatis”, treguesi i çmimit të konsumit u nxit nga një rritje e kostove të energjisë, me 22.1 për qind gjatë një viti dhe mungesa e mallrave. Gjatë një muaji, norma e inflacionit është ulur me 0.2 për qind.
Në tregtinë me pakicë, çmimet e mallrave u rritën në përgjithësi me 7.9 për qind, me një rritje prej 4.5 për qind të çmimeve të ushqimeve.
Rritja në shërbime është 2.8 për qind.
Sipas Bankës Qendrore, sapo të arrihet kulmi i tij, inflacioni duhet të ulet gradualisht gjatë vitit të ardhshëm dhe t’i afrohet objektivit prej 2 për qind. (Elona)







