
Pandemia e koronavirusit mund t'i kushtojë turizmit global 2 trilionë dollarë të ardhura të humbura, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNWTO) të botuar të hënën. E njëjta shumë humbi në vitin 2020, njofton “Deutsche Welle”.
Edhe pse UNWTO regjistroi një rritje prej 58% të ardhjeve të turistëve në korrik-shtator të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kjo mbeti 64% nën nivelet e vitit 2019. Në gusht dhe shtator, mbërritjet ishin 63% më të ulëta se 2019, që është rezultati më i lartë mujor që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.
Ndërsa Evropa dhe Amerika treguan një rritje relative gjatë tremujorit të tretë të 2021, mbërritjet në Azi dhe Paqësor u ulën deri në 95% në krahasim me vitin 2019. Një numër vendesh në Azi-Paqësor, duke përfshirë Australinë, Zelandën e Re, Singapori dhe Kina, kanë ndjekur një politikë "zero-Covid" dhe kanë vendosur kufizime të rrepta për udhëtimet ndërkombëtare.
Ndër destinacionet më të mëdha, Kroacia, Meksika dhe Turqia treguan rimëkëmbjen më të fortë në periudhën korrik-shtator. Karaibet patën rezultatet më të larta se çdo nënrajon të përcaktuar nga UNWTO, me të ardhura deri në 55% krahasuar me 2020.
Sipas raportit të UNTWO, rritja e çmimeve të naftës dhe ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit global mund të kenë një efekt gjithashtu në kërkesën për udhëtime.
"Është një krizë historike në industrinë e turizmit, por përsëri turizmi ka fuqinë të rimëkëmbet mjaft shpejt", -tha kreu i UNWTO, Zurab Pololikashvili. (Fatosi)







