Arkeologët izraelitë kanë zbuluar rrënojat e një ferme helene në zemër të Tel Avivit, që daton rreth 2150 vjet më parë, njoftoi Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA), citon “Xinhua”.

Ferma u zbulua në mes të dy rrugëve kryesore të qytetit përpara ndërtimit të një stacioni treni, si pjesë e sistemit të hekurudhës së lehtë që po ndërtohet në qytet, vuri në dukje IAA.

Ferma, e cila kultivonte drithë, vreshta dhe verë, ndoshta u braktis gjatë pushtimit Hasmon, në gjysmën e dytë të shekullit II para Krishtit.

Rrënojat e fermës përfshinin të paktën tetë dhoma të gdhendura në shkëmb, të renditura në dy rreshta paralele, me kalime dhe dritare midis tyre.

Në to u gjetën dhjetëra copëza enësh prej qeramike, të cilat ndoshta përdoreshin për të ruajtur vajin, verën, farat dhe produkte të tjera bujqësore. (Fatosi)