Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar si "shqetësues" variantin e ri Covid, B.1.1.529, të evidentuar në pjesën jugore të Afrikës. Njoftimi u bë nga vetë organizata pas një takimi me ekspertët, njofton “Deutsche Welle”.

Sipas OBSH, klasifikimi është një sinjal se ky variant është më ngjitës ose shkakton ecuri të rëndë të sëmundjes Covid-19. Omicron, i emërtuar në bazë të alfabetit grek tregon një sërë mutacionesh, nga të të cilat disa janë shqetësuese. Të dhënat paraprake tregojnë për një mundësi riinfektimi krahasuar me variantet e tjera.

Sipas OBSH-së, varianti B.1.1.529 u zbulua më 9 nëntor në Afrikën Jugore me analiza gjenetike. Deri më tani ky variant është vërtetuar më pak se 100 herë. Ekspertët thonë, se ai ka pësuar disa mutacione, shkakton më lehtë infektimin, por sipas OBSH-së do të duhen disa javë, derisa të jetë e qartë, se cilat efekte ka ky variant.

Vendet e BE-së, dhe shumë vende të tjera kanë bërë të ditur kufizime udhëtimi për udhëtimet nga pjesa jugore afrikane. Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier rekomandoi në emër të organizatës masa të bazuara në shkencë dhe vlerësim rreziku.

"Për këtë moment kemi rezerva kundrejt kufizimeve të udhëtimit", tha Lindmeier. Sipas OBSH, duhet të shmangen dëmet për qarkullimin e lirë ndërkombëtar. (Fatosi)