Televizioni në Afganistan do të jetë shumë më pak femëror. Me një urdhëresë për rolet e grave në programet televizive, talebanët tregojnë, se sa armiqësore ndaj gruas është ideologjia e tyre radikale islamike, shkruan “Deutsche Welle”.

“Programet televizive afgane nuk duhet të shfaqin në të ardhmen filma ose serialë, në të cilat gratë luajnë rol ose që janë në kundërshtim me vlerat e sheriatit apo ato afgane”, thuhet në urdhëresën e fundit të Ministrisë për Faljen, Drejtimin, Nxitjen e Viryteteve dhe Pengimin e Mëkateve. Kjo ministri u krijua pak pas marrjes së pushtetit nga talebanët dhe zëvendësoi Ministrinë e Gruas.

Televizionet e vendit duhet të ndalin shfaqjen e filmave që përhapin në shoqërinë afgane kultura dhe tradita të huaja dhe që shkaktojnë humbjen e zakoneve afgane. Do të lejohet paraqitja në ekran e moderatoreve dhe reportereve, nëse i mbulojnë flokët dhe supet me hixhab.

Talebanët përpiqen t'i paraqesin vendimet që marrin si instrumenta kundër "së pamoralshmes" dhe mbrojtje për sheriatin. (Fatosi)