Ndërsa mbetet shumë për të mësuar rreth variantit të ri të Covid-19, Omicron, studiuesit janë të shqetësuar se ai mund të jetë më rezistent ndaj mbrojtjes së ofruar nga vaksinat dhe mund të nënkuptojë se pandemia zgjat më shumë se sa ishte parashikuar, shkruan “Associated Press”.

Rastet me Omicron tashmë janë konfirmuar në disa shtete, me Gjermaninë, Italinë, Belgjikën, Izraelin dhe Hong Kongun që kanë raportuar infektime ditët e fundit.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, tha se nuk do të habitej nëse varianti Omicron do të ishte tashmë edhe në SHBA.

Në mbarë botën janë shtrënguar kontrollet e udhëtimit kundër llojit të ri shqetësues. (Fatosi)