
Rusia nuk ka plane të pushtojë Ukrainën siç e fabrikonte SHBA-ka, deklaroi drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse Sergei Naryshkin, njofton “Xinhua”.
“Pretendimi ishte propagandë keqdashëse nga Departamenti amerikan të Shtetit, i cili synon të shtyjë Ukrainën të përshkallëzojë konfliktin në lindje”, -tha Naryshkin në një program televiziv rus.
Sipas tij, Rusia duhet të qëndrojë e qetë dhe të përforcojë aftësinë e saj mbrojtëse pasi Shtetet e Bashkuara po nxisin autoritetet ukrainase të sulmojnë rajonin kryengritës Donbass.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka mohuar gjithashtu raportet e fundit në Perëndim dhe Ukrainë për një plan rus të agresionit kundër Ukrainës, duke thënë se kjo histeri po rritet artificialisht. (Fatosi)







