
Artikulli i botuar në uebsajtin e "Business Insider"
Në një koment të publikuar më 24 nëntor në uebsajtin "Business Insider" thuhet se administrata e Joe Bidenit e ka deklaruar qartë se do t’i përqendrojë burimet e vendit te konkurrimi me Kinën, duke pakësuar përfshirjen e ShBA-së në rajone që duken jo kaq të rëndësishme për interesat e vendit, gjë ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare.
Ekspertët kanë vënë në dukje se kjo zbulon një kontradiktë që po përballon kjo administratë, që është "të hartojë një strategji më të disiplinuar të politikës së jashtme", duke zhvilluar "një konkurrim global, të papërcaktuar qartë".
Sipas komentit, tani aleatët dhe partnerët po kërkojnë garantimin e mbështetjes së ShBA-së për sigurinë e tyre, ndërkohë që zyrtarët amerikanë ende po përpiqen të gjejnë një metodë për të përballuar këtë konkurrim. Siç tha këshilltari i Departamentit të Shtetit, "ne mund të bëjmë më shumë sesa çdo vend tjetër në këtë botë, sidomos ushtarakisht, po kjo nuk do të thotë se jetojmë në një botë pa kufij".







