Ditët e fundit, Kyle Rittenhouse, i cili vrau me armë zjarri dy veta në Kenosha, u shpall i pafajshëm dhe u lirua pas gjykimit. Ky vendim i gjykatës ka shkaktuar diskutime të zjarrta. Shoqata Kombëtare për Përparimin e Banorëve me Ngjyrë (NAACP) u shpreh se kjo është një "tallje me ata që humbën jetë". Ndërsa familjarët e Jacob Blake-ut, një amerikan që u plagos rëndë me shtatë të shtëna nga policia, u shprehën se "mund të nuhasni dhe shihni racizmin sistematik që ekziston në sistemin juridik dhe policor".

Në gushtin e vitit të kaluar, 17-vjeçari Rittenhause vajti në Kenosha, duke qëlluar disa herë në një protestë kundër racizmit dhe duke vrarë dy persona e lënduar një tjetër. Pastaj ai ngriti duart lart dhe shkoi drejt policëve. Më e pabesueshmja është që policia nuk e arrestoi në vend, por e la atë të kthehej në shtetin Ilinois.

Në kontrast me këtë të ri të bardhë, policia amerikane zbatoi ligjin pa mëshirë ndaj të dyshuarve me ngjyrë. Po në gushtin e vjetshëm, 29-vjeçari Jacob Blake u qëllua nga prapa nga policët me shtatë të shtëna, si pasojë e të cilave u paralizua. Ndërkohë, tre fëmijë të tij ishin në makinë dhe panë me sytë e tyre këtë tragjedi. Incidenti shkaktoi protesta masive në Kenosha, dhe Rittenhause i qëlloi viktimat e tij pikërisht në trazirat e shkaktuara nga protestat.

Megjithëse vdekja e George Floyd-it ka nisur lëvizjen kombëtare "Black Life Matters", policët amerikanë nuk ndalojnë zbatimin e dhunshëm të ligjit ndaj banorëve të zinj. Sipas “Washingtong Post”, sistemi i keq ligjor i lejon policët të trajtojnë brutalisht banorët e zinj, pa u ndëshkuar.