
Nën temën “Promovimi i shkëmbimeve dhe mësimit të ndërsjellë, thellimi i bashkëpunimit praktik”, u mbajt Forumi i Mediave “online” Kinë-Rusi 2021, që synon të nxisë shkëmbimet dhe të forcojë bashkëpunimin midis mediave kineze dhe atyre ruse të internetit.
Niu Yibing, nënkryetari i Administratës së Hapësirës Kibernetike të Kinës, tha se që nga shpërthimi i pandemisë Covid 19, interneti ka luajtur një rol të rëndësishëm duke ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë globale, duke rivendosur funksionimin normal të shoqërisë dhe duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër pandemisë.

Ai u bëri thirrje mediave “online” në të dy vendet që të forcojnë bashkëpunimin dhe të kontribuojnë në shkëmbimet njerëzore dhe kulturore midis dy vendeve, bën të ditur “China Daily”.
Përfaqësues nga departamentet rregullatore, mediat online dhe ndërmarrjet e internetit, si dhe ekspertë dhe studiues nga të dy vendet morën pjesë në forum. Forumi u organizua nga “China Daily” dhe Fondacioni i Zhvillimit të Internetit në Kinë. (Elona)








