
Foto nga Fox News
Pothuajse një e pesta e punonjësve mjekësorë amerikanë kanë dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, njoftoi ditët e fundit “Fox News” duke iu referuar një raporti të gazetës "The Atlantic Monthly".
Sipas artikullit të botuar të shtunën, sektori i shëndetësisë në ShBA ka humbur afro gjysmë milionë punonjës që nga shkurti i vitit të kaluar, sipas të dhënave statistikore të Zyrës së Statistikave të Punës të ShBA-së. Arsyet e largimit nga detyra përfshijnë traumat psikologjike në punë, efekte afatgjata anësore pas infektimit prej COVID-19 etj.
Shumë punonjës mjekësorë thanë se "pika e fundit" që çoi në dorëheqje nuk ishte koronavirusi vetë, por pakënaqësia e madhe ndaj reagimit të institucioneve të tyre përballë epidemisë, gjë që bëri që ata të punojnë në kushte shumë të vështira, por me pagesë të pamjaftueshme.







