Edhe pse kanë kaluar 18 vjet qëkur u arrestua nga forcat amerikane dhe u ndalua në burgun famëkeq të Abu Ghraib, Alaah Karim Ahmed ende ruan byzylykun e tij të identifikimit, si një kujtesë e brutalitetit të okupimit amerikan në Iraku.

Në një intervistë për “Xinhua”, ish-i burgosuri 39-vjeçar kujton abuzimin e turpshëm dhe torturën brutale nga ushtarët amerikanë kundër të burgosurve në burgun e Abu Ghraib.

Më 30 nëntor 2003, Ahmed u arrestua nga ushtarët amerikanë kur po shkonte për të filluar jetën e tij në kampus në Universitetin Tikrit në Salahuddin.

Ahmedi kujtoi përvojën e tij traumatike në burgjet e drejtuara nga SHBA-ja në Samarra dhe Tikrit, përpara se të transferohej në burgun e Abu Ghraib për të filluar mjerimin e tij me tortura dhe një fat të panjohur.

"Demokracia amerikane është gënjeshtra më e madhe në tokë", -tha Ahmed, duke vënë në dukje se krimet e kryera nga SHBA në Irak nuk do të harrohen nga historia dhe nuk do të falen kurrë nga populli irakian.

Sipas statistikave, SHBA-ja ka arrestuar më shumë se 100.000 irakianë që nga pushtimi i saj në vitin 2003. (Fatosi)