
foto nga VCG
Profesorja e ekonomisë në Universitetin Massachusetts Amherst Jayati Ghosh botoi një artikull në uebsajtin “Project Syndicate” më 15 nëntor, me titullin “Hipokrizia mbi klimën e botës së pasur”, në të cilin ajo thekson se vendet perëndimore janë “hipokrite” lidhur me çështjet klimatike.
Në artikull thuhet se shumë njerëz në mbarë botën janë të zhgënjyer nga Konferenca e 26-të e Palëve të Konventës Kuadër të OKB-së për Ndryshimin Klimatik (COP26) të mbajtur në Gllasgou. Liderët e vendeve të zhvilluara ende nuk e njohin ashpërsinë e sfidës klimatike. Megjithëse ata e pranuar seriozitetin dhe urgjencën e këtij problemi në fjalimet e tyre, shumica e tyre ndjekin interesa kombëtare afatshkurtëra dhe vetëm bëjnë premtime të largëta mbi “lëshimet neto zero”, pa ndërmarrë asnjë veprim të qartë tani.
Sipas artikullit, deklaratat e bëra nga shumë liderë të vendeve të pasura në Gllasgou janë në kundërshtim me strategjitë e klimës që ata ndjekin në të vërtetë dhe me deklaratat e tyre në raste të tjera. Nga ana tjetër, ndërsa liderët e G7-s kanë bërë pak premtime për mbrojtjen e mjedisit në dekadat e ardhshme, ata janë ende të zënë me lejimin dhe lehtësimin e më shumë investimeve në lëndët dejgëse fosile. Për një periudhë afatmesme, kjo do të çojë në shtimin e prodhimit dhe të lëshimit të gazit serrë. (Fang Xiaoyu/Artan)







