Portali i informacionit ligjor i qeverisë ruse publikoi të enjten një dekret presidencial të nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin, duke i dhënë drejtorit të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong Medaljen e Miqësisë.

Në dekretin presidencial thuhet se, në njohje të kontributit të madh të Shen Haixiong-ut në konsolidimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis popullit rus dhe popullit kinez dhe në rritjen e mirëkuptimit të ndërsjellë, i jepet Medalja e Miqësisë.

Medalja e Miqësisë e Rusisë, e nënshkruar nga presidenti rus, është një medalje shtetërore e Federatës Ruse, e cila u jepet posaçërisht individëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e miqësisë dhe nxitjen e shkëmbimeve kulturore të vendeve të ndryshme, nxitjen e paqes së botës dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet vendeve. (Çang Çuo)