Foto; Visual People

Foto; Visual People

BE-ja ka ndarë 700 mijë euro ndihmë humanitare për emigrantët e bllokuar në kufirin me Bjellorusinë.

Nga këto, 200 mijë janë për Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, gjithashtu dhe në mbështetje të Kryqit të Kuq bjellorus, ndërsa 500 mijë euro për organizatat partnere humanitare të BE-së, përcjell “Ansa”.

Shpenzimet do të përdoren për të ofruar ndihma të tilla si ushqime, komplete higjienike, batanije dhe kuti të ndihmës së parë. (Irma)