Foto: VCG

Foto: VCG

Bashkimi Evropian do të investojë 1.1 miliardë euro në projekte të reja inovative për të zhvilluar një ekonomi më të gjelbër si pjesë e tranzicionit të bllokut drejt objektivit për zero emetime neto deri në vitin 2050, njoftoi Komisioni Evropian.

Grantet për projektet do të ndihmojnë në rifillimin e ekonomisë së BE-së dhe krijimin e një rimëkëmbjeje të gjelbër, pas ndikimit të Covid-19, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans.

Investimet e para të Fondit të Inovacionit të Komisionit Evropian do të përfshijnë shtatë projekte në shkallë të gjerë, bën të ditur “Alsat Maqedoni”.

Fondi synon të ndajë 25 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për zhvillimin e teknologjive duke konsumuar më pak dyoksid karboni (CO2) për të ndihmuar në dekarbonizimin e ekonomisë së BE-së.

Një nga projektet në Francë lidhet me kapjen e emetimeve nga një fabrikë çimentoje dhe pjesërisht depozitimi i dioksidit të karbonit në Detin e Veriut për ta kthyer atë në beton.

Gjashtë projekte të tjera në Belgjikë, Itali, Finlandë, Holandë, Norvegji, Spanjë dhe Suedi janë përzgjedhur gjithashtu për financim. (Elona)