Foto: Visual People

Foto: Visual People

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për dialog midis Armenisë dhe Azerbajxhanit pas përplasjes së fundit në kufijtë e tyre. Në një konferencë për media, Farhan Haq, zëdhënësi i shefit të OKB-së, Antonio Guterres, tha se organizata po ndjek me shqetësim raportet për dhunën e fundit midis dy fqinjëve, transmeton “Anadolu Agency”.

“Në këtë pikë, ne u bëjmë thirre të gjitha palëve të përmbahen për të vepruar në përputhje me deklaratat trepalëshe të 9 nëntorit dhe 11 janarit dhe të adresojnë çdo shqetësim në lidhje në mënyrë paqësore përmes dialogut”, -tha Haq, duke iu referuar marrëveshjes midis dy fqinjëve dhe Rusisë.

Ai theksoi se OKB-ja dëshiron të shmangë çdo kthim në llojin e përshkallëzimit të mëparshëm.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, forcat e armatosura armene hapën zjarr mbi pozicionet e ushtrisë azerbajxhanase në kufi.

Ministria bëri të ditur se forcat armene kanë kryer provokime në shkallë të gjerë kundër pozicioneve luftarake të ushtrisë së Azerbajxhanit në rajonet Kalbajar dhe Lachin të kufirit shtetëror.

Dy ushtarë azerë u plagosën në këto sulme. Menjëherë pas kësaj, thuhet në njoftimin e ministrisë, ushtria e Azerbajxhanit ka kryer një operacion emergjent, duke shtuar se lëvizja e forcave armene është bllokuar, ndërsa forcat dhe mjetet e saj janë dëmtuar. Pala armene ka njoftuar se 15 ushtarë armenë kanë mbetur të vdekur në përleshjet në kufi me Azerbajxhanin. (Elona)