Foto: VCG

Foto: VCG

Gjuha e urrejtjes në internet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA është rritur me 20% që nga fillimi i pandemisë, sipas një raporti të ri.

Studimi u porosit nga organizata bamirëse rinore “Ditch the Label”. Ai analizoi 263 milionë biseda në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, midis vitit 2019 dhe mesit të 2021-shit dhe u gjetën 50.1 milionë diskutime ose shembuj të gjuhës së urrejtjes raciste, raporton “BBC”.

Raporti zbuloi se këto biseda u përhapën rreth ngjarjeve kryesore të lajmeve. Ato përfshinin Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që e shpalli shpërthimin e Covid-19 pandemi në mars 2020, protestat e “Black Lives Matter” në qershor 2020 dhe vrasjen e Sarah Everard në mars 2021.

Drejtori i përgjithshëm i “Ditch the Label”, Liam Hackett, thotë se ka një rritje të incidenteve gjithnjë e më ekstreme të gjuhës së urrejtjes dhe abuzimit në internet gjatë pandemisë.

Liam thotë se fakti që për pjesën më të madhe të pandemisë njerëzit ishin të detyruar të rrinin në ambiente të mbyllura ka ndikuar në këto rezultate. (Elona)