Pas rënies për disa javë, numri i rasteve të reja të COVID-19 dhe ai i të vdekurve nga kjo sëmundje në ShBA është rritur. Në disa shtete amerikane sallat e urgjencave janë të pamjaftueshme.
![[Foto: VCG]](https://mim-img2.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20211113/b99175e9-a807-4d85-903b-41d398c1a5dd.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto: VCG]
Rrjeti televiziv amerikan CNBC raportoi të mërkurën se, sipas të dhënave nga Universiteti ‘’John Hopkins‘’, po rritet vazhdimisht numri i të vdekurve nga COVD-19. Numri i vdekjeve në ShBA javën e kaluar i tejkaloi 1200 në ditë, duke u rritur 1 për qind në krahasim me javën e mëparshme.
Përveç disa rajoneve jugore, pjesa më e madhe e ShBA-së përballet me një gjendje të rëndë. Në dy javët e kaluara, numri i rasteve në zonën qendrore-perëndimore të ShBA-së u rrit 25%, në verilindje 18% dhe në perëndim 4%. Aktualisht, pjesa qendrore-perëndimore është rajoni që ka më shumë raste të reja në ShBA. Në shtetin Minesota, numri i rasteve të reja shtohet çdo ditë me afro 3000.
![[Foto: VCG]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20211113/d98b680e-04b9-4d70-9da0-39f7b4222b3d.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto: VCG]
Departamenti i mjekësisë i këtij shteti deklaroi të martën se “ky është kulmi pas shpërthimit të pandemisë dhe është fatkeqësi që pandemia nuk ka përfunduar ende.” (Li Huailiang/Artan)







