Ish-kryetari i Bordit të Rezervës Federale Amerikane Alan Greenspan u shpreh se inflacioni në ShBA përballon rrezikun e rritjes së vazhdueshme dhe të dukshme.

Ditët e fundit, Greenspan publikoi një artikull në uebsajtin e agjencisë këshilluese “Këshilltarët e menaxhimit të kapitaleve", ku thuhet se rritja e dukshme e inflacionit mund të shkaktohet nga akumulimi i borxhit qeveritar dhe presioni i thellë në fushat e tjera. "Ekziston prirja e rritjes së inflacionit mbi objektivin prej 2% të Rezervës Federale", paralajmëroi ai.

Alan Greenspan shpjegoi më tej se para shpërthimit të epidemisë së COVID-19, përqindja e borxhit në PBB-në e ShBA-së kishte ardhur vazhdimisht duke u rritur. Masat urgjente të ndihmës të qeverisë amerikane e intensifikuan më tej këtë prirje. Ai parashikoi se përqindja e borxhit publik në PBB-në e vendit do të arrijë në 108 %, duke e tejkaluar rekordin historik 106% në vitin 1946, pas Luftës së Dytë Botërore.

Greenspan-i vuri në dukje se indeksi i çmimeve të konsumit në shtator ishte 5.4%, duke shënuar rekord të ri qysh nga gushti i vitit 2008, duke pasur si arsye kryesore kufizimin e ofertës dhe lulëzimin e kërkesës.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi rreziqet reale të rritjes së vazhdueshme të inflacionit dhe mjedisit të inflacionit të lartë në ShBA. (Xu Guang)