foto nga VCG

foto nga VCG

Japonia planifikon të krijojë një fond prej 500 miliardë jenë (4.4 miliardë dollarë) me qëllimin prodhimin e vaksinave dhe ilaçeve të reja kundër sëmundjeve epidemike përfshirë edhe koronavirusin e ri, raporton agjencia e lajmeve “Kyodo”, bazuar në burime qeveritare, transmeton “Anadolu Agency”.

Qeveria japoneze, në paketën e re ekonomike, pritet të përfshijë edhe fondin në fjalë.

Në marrjen e këtij vendimi nga qeveria thuhet se ka ndikuar varësia e Japonisë ndaj burimeve të jashtme të vaksinave në fushën e prodhimit dhe furnizimit të vaksinave për Covid-19 dhe që kompanitë kanë mbetur prapa konkurrentëve të tyre të huaj në zhvillimin e vaksinës.

Në kuadrin e planit hartues i cili do të përfshihet në paketën ekonomike që kryeministri Kishida do të njoftojë pas zgjedhjeve të përgjithshme të zakonshme më 31 tetor theksohet se për vaksinat do të formohet një qendër për kërkime dhe zhvillim në nivel botëror. (Irma)