foto nga VCG

foto nga VCG

Rreth 43 mijë persona në Britani mund të kenë marrë rezultate jo të sakta negative të testeve Covid-19, për shkak të gabimeve në një laborator. Ndërkohë, testimi në laboratorin në fjalë është pezulluar, pasi kanë nisur hetimet, raporton “BBC”.

Personat e prekur po kontaktohen nga autoritetet shëndetësore, për t’u kërkuar që të bëjnë një test tjetër për koronavirusin.

Shqetësimet u ngritën kur njerëzit kishin teste të shpejta positive, por rezultate negative të PCR nga laboratori.

Gabimi mund të nënkuptojë që mijëra njerëzve të infektuar me Covid u është thënë gabimisht të ndalojnë izolimin, gjë që mund të ketë çuar në shpërndarjen e infeksionit.

Deri tani Britania e Madhe ka regjistruar mbi 7 milionë persona të infektuar me Covid-19, ndërsa viktimat rezultojnë të jenë rreth 121 mijë. (Irma)