Kriza e zinxhirit të furnizimeve po rrit çmimet dhe po ngadalëson rimëkëmbjen ekonomike globale, gjë që nënkupton jo vetëm çmime më të larta, por vonesa në furnizime. Për këtë situatë, ekspertët fajësojnë pandeminë Covid.

Sipas tyre, me rihapjen e ekonomive kërkesa u rrit dhe firmat nuk e kanë përballuar dot. Por furnizimet dhe kërkesa në rritje janë vetëm një pjesë e problemit, pasi shumë vende ka të bëjë dhe me krahun e punës, duke sjellë mungesë punonjësish e kamionistësh që merren me furnizimet, përcjell “A2”.

“Moody’s Analytics” parashikon re të zeza në muajt në vazhdim. Kjo pasi nuk ka një përpjekje globale për të garantuar mirëfunksionim të rrjetit logjistik dhe të transportit. Sipas analistëve, na pret një dimër i vështirë, financiarisht i dhimbshëm për qytetarët. (Irma)