Presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia është e gatshme të rrisë furnizimin me gaz, nëse do të kërkohet një gjë e tillë, raporton agjencia e lajmeve “Tass”.

“Nëse na kërkojnë që të rrisim më shumë furnizimet, ne jemi të gatshëm të veprojmë. Ne i rrisim furnizimet aq sa na e kërkojnë partnerët tanë. Nuk ka pasur asnjë refuzim”, -tha Putin, në një forum mbi energjinë në Moskë. Disa vende në Evropë e akuzojnë Rusinë se me qëllim nuk po rrit furnizimet teksa kontinenti po përballet me krizë të gazit.

Putin ka thënë po ashtu se Rusia synon neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060. (Irma)